Një studim i ri zbulon se personat që kanë kolesterol të lartë gjenetik, sëmundje të zemrës ose të dyja bashkë ishin më të prirur ndaj sulmeve në zemër pasi ishin të prekur me COVID-19.
Personat me kolesterol të lartë gjenetik kanë një rrezik të lartë të zhvillimit të sëmundjes së zemrës, shkruan Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.
Mjekët mendojnë se rreziku i shtuar për një sulm në zemër kur preken me COVID-19 mund të lidhet me inflamacionin në trup të shkaktuar nga virusi.
Studimi i cili u botua në revistën American Journal of Preventive Cardiology, analizoi të dhënat nga 55,412,462 pacientëve.
Studiuesit konkretisht zbuluan se nivelet e sulmeve në zemër ishin më të larta tek njerëzit që ishin diagnostikuar me COVID-19 dhe të cilët ose ishin diagnostikuar me kolesterol të lartë gjenetik ose me gjasë kishin kolesterol të lartë së bashku me sëmundjen e zemrës.
“Ne tashmë e dimë se njerëzit me hiperkolesterolemi familjare tashmë janë në një rrezik shumë të lartë për të pasur një ngjarje kardiovaskulare”, thotë për burimin Very Well Health, bashkëautorja e studimit Katherine Wilemon, themeluese dhe shefe ekzekutive e FH Foundation.
“Por po shfaqen të dhënat se infeksionet COVID gjithashtu rrisin rrezikun. Ne kemi dashur të shohim kryqëzimin dhe të shohim ndikimin tek individët”.
Studiuesit zbuluan se njerëzit me kolesterol të lartë gjenetik të padiagnostikuar “janë në rrezik të lartë të ngjarjeve kardiovaskulare, veçanërisht kur ata kanë COVID-19”. /Gazeta Shneta/