Dy mjekë shqiptarë të zemrës të njohur në Evropë, kanë deklaruar se askund në botë Kardiologjia Invazive nuk është pjesë e Kardiokirurgjisë sikurse në Kosovë.
Kardiologu invaziv Florim Cuculi i cili punon në Zvicër, ka thënë se ka vizituar shumë spitale të botës por nuk ka parë askund një gjë të tillë, shkruan Gazeta Shneta.
“Kam shëtitur në shumë spitale të botës por nuk kam parë askund një shembull të tillë që Kardiologjia Invazive të jetë pjesë e Kardiokirurgjisë”, ka deklaruar Cuculi në klankosova.
Edhe kardiokirurgu Dr. Besnik Kojcici, i cili punon në Gjermani, ka thënë se është gabim të kërkohet që invaziva të jetë pjesë e kirurgjisë së zemrës.
“Me gjithë respektin që kam për kolegët kardiolog në QKUK, më duhet të them që kësaj radhe e kanë gabim. Nuk kam parë askund deri në QKUK, që kardiologjia dhe Kardiokirurgjia të jenë së bashku dhe kardiologët invaziv entitet në vete. Gjithkund kardiologët dhe kolegët e tyre invaziv janë së bashku si departament. Kardiokirurgjia është departament në vete. Mos u ngatërroni të nderuar kolegë”, ka shkruar Kojcic në një koment në postimin e Cuculit në Facebook.
Kardiologjia Invazive ishte vendosur nën Kardiokirurgji me një vendim të SHSKUK-së në vitin 2017. Bordi aktual i këtij institucioni ka bërë një kërkesë tek ministri i Shëndetësisë për ta rikthyer repartin e invazivës nën autoritetin e Kardiologjisë. Por këtë iniciativë po e kundërshtojnë kardiologët invazivë. /Gazeta Shneta/