Videoja e publikuar në Facebook, e cila ka arritur 3 milion shikime, shpjegon ndryshimet që një nënë ka në mes të shtatzanive.
Gjatë kësaj videoje ajo tregon se si për fëmijën e parë në çdo muaj të tij mbani shënime se sa është rritur dhe sa peshë ka fituar, por për fëmijët e tjerë kjo nuk është e rëndësishme, transmeton Gazeta Shneta.
Gjatë shtatzanisë së parë shumë nga nënat e reja përdorin shumë gjëra kur ndjehen të lodhura në mëngjes ose kur kanë shumë të vjella, gjatë shtatzanisë së dytë, përpiqeni ta mbani rehat atë që është i lindur.
Shumica e nënave gjatë shtatzanisë së parë e ndryshojë në total mënyrën se si ato ushqehen por në shtatzaninë e dytë i hajnë të gjitha gjërat që fëmija i parë i le në pjatë.
Takimet me gjinekologun gjatë shtatzanisë së parë të gjitha janë shumë emocionuese kurse gjatë shtatzanive të tjera harroni edhe kur i keni.
Shumë gra të tjera kanë komentuar duke treguar se të gjitha këto gjëra iu kanë ndodhur edhe atyre./GazetaShneta/