Para dy ditësh Gazeta Shneta publikoi një fotografi të darkës së varfër me një kaçik, një copë e vogël djathi dhe disa rriska buke për stafin kujdestar në Spitalin e Prizrenit.
Ky spital ka një kontratë për furnizim me ushqim për pacientë dhe stafin mjekësor të nënshkruar në shtator të vitit 2018. Kontrata tre vjeçare i ka kushtuar spitalit afër 750 mijë euro, shkruan Gazeta Shneta.
SP Prizreni e ka shpërblyer kompaninë “NSHH Albas” me kontratë 749,113 euro sipas njoftimit të publikuar më 21.09.2018.
Drejtori i Spitalit Afrim Avdaj ka deklaruar për Gazetën se kuzhina është e privatizuar dhe ka kërkuar nga menaxheri i kontratës që të bëj vlerësimin e shujtës së publikuar nga Gazeta Shneta.
“Nga menaxheri i kontratës është kërkuar që të bëjë vlerësimin e ushqimit, gjegjësisht se shujta e darkës është duke u shpërndarë sipas kontratës”, ka deklaruar Avdaj. /Gazeta Shneta/