Modelja e njohur shqiptare Emina Cunmulaj ditë më parë ka lindur vajzën e saj të vogël, dhe nuk ka nguruar që ta prezantojë para shumë fansave të saj në rrjetin social Instagram.
Së fundmi Emina ka publikuar edhe një fotografi tjetër, e kësaj radhe me motrën e saj Pepi Cunmulaj. Ajo e ka falënderuar motrën që i është gjendur në situatën kur i është dashur më së shumti, derisa thotë se ‘’nuk do të dija çfarë të bëja pa ty’’, shkruan Gazeta Shneta.
Derisa mbishkrimi i fotografisë ku shihen Emina së bashku me vajzën e saj të vogël dhe motrën me ushqim në shtrat, vazhdon me falënderime për tezen e Mias, që ka zëvendësuar nënën që i mungon shumë Eminas.
Kjo është dhurata më e madhe që ka një motër që përkujdeset në momente të vështira./Gazeta Shneta/
https://www.instagram.com/p/BjSQdQCBFE0/?hl=en&taken-by=eminacunmulaj