Policia e Suharekës ka njoftuar se ka ndërruar jetë një djalosh 14-vjeçar dhe është vetëplagosur xhaxhai i tij përgjatë një ahengu në qytetin e Suharekës. Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur si rezultat i bllokimit të armës dhe nga tentimi për ta zhbllokuar, ishte vetëplagosur xhaxhai i viktimës e i cili më pas goditi nipin e tij, njofton Gazeta Shneta.
“Pas pranimit të informacionit, njësitë patrulluese kanë kryer hetime fillestare dhe shpejt është kuptuar se në një shtëpi në familjen Sopaj në fshatin Mushtisht kishte pasur aheng familjar dhe një i dyshuar kishte shtënë në ajër me armë zjarri.”, shkruhet në njoftimin e policisë.
Për viktimën bëhet e ditur se fillimisht ishte dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit për trajtim, por i njëjti nuk kishte mundur t’i mbijetonte plagëve.
Në raport gjithashtu thuhet se Policia e Prizrenit ka arrestuar të dyshuarin (xhaxhain e viktimës), të cilit i është sekuestruar një pistoletë. Policia po ashtu kishte arritur të sekuestronte një automatik në vendin e ngjarjës./Gazeta Shneta/