Dhimbja e kokës pas shtatzënisë, në disa raste mund të jetë e padurueshme, e aq më tepër për një nënë të re. Në varësi të llojit të dhimbjes, qoftë si rezultat i sinusve, tensionit, migrenës, shkaku i dhimbjes ndryshon.
Studimet kanë treguar se deri në 39 për qind e grave përjetojnë dhimbje koke në javën e parë pas lindjes shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë në lidhje me komplikimet e shtatzënisë KËTU
Këto dhimbje shkaktohen si rezultat i ndryshimeve të niveleve të estrogjenit.
Pas shtatzënisë, niveli i estrogjenit bie ndjeshëm tek gratë. Kjo po konsiderohet të jetë edhe si një shkak i depresionit pas lindjes.
Shkaqet kryesore të dhimbjes së kokës pas shtatzënisë përfshijnë:
-stresi;
-mungesa e gjumit;
-lodhje;
-dehidratim;
-rënie të niveleve të estrogjenit./Gazeta Shneta/