Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Denoncohet çifti homoseksual, bleu 70 mijë euro një bebe shqiptare

Lajme 12/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një çift homoseksualësh, banues në provincën e Pavias në Itali, e i përbërë nga një avokat italian dhe i dashuri i tij shqiptar, kanë blerë për 70 mijë euro një foshnjë të sapolindur shqiptare.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia Italiane e cila ka denoncuar çiftin homoseksual,  me akuzën se kanë paguar prindërit biologjikë të foshnjës duke u shtirur se avokati italian është babi i të sapolindurit. Është denoncuar gjithashtu dhe nëna biologjike e fëmijës e sipas hetimeve  ajo ka mbërritur në shtetin italian në gjënden e një shtatëzanie të avancuar dhe e shoqëruar nga i dashuri i saj që është dhe babai i vërtetë i foshnjës.

Por menjëherë pas mbërritjes në Itali, avokati homoseksual është martuar me nënën shqiptare me qëllimin e vetëm për të marrë atësinë e foshnjës.

Ngjarja komplikohet kur zbulohet se i dashuri i saj dhe babai i vërtetë i foshnjës është vëllai i homoseksualit shqiptar që bashkëjeton prej vitesh me avokatin italian.

Pakti i marrëveshjes mes dy çifteve ishte lindja e fëmijës në shtetin italian e heqja dorë nga atësia biologjike kundrejt pagesës së një shume prej 70 mijë euro. Menjëherë pas lindjes së fëmijës, çifti shqiptar është rikthyer në Shqipëri.

Denoncimi i kësaj ngajrje ka ardhur pas një rrëfimi konfidencial në polici të një personi të tretë.

Mbi këtë martesë “të stisur” policia italiane ka nisur menjëherë hetimet, të cilat kanë detyruar avokatin italian të kërkojë rikthimin e detyruar në Itali të nënës së foshnjës. Por bashkëjetesa e forcuar  e mospagesa e të gjithë shumës ka shkaktuar grindje mes dy çifteve.

Pas marrjes në pyetje nga policia italiane, nëna shqiptare ka rrëfyer tërë historinë duke pranuar se ka marrë nga çifi homoseksual vetëm 5 mijë euro nga 70 mijë euro të premtuara.

Analiza e ADN së fëmijës ka vërtetuar atësinë e vërtetë. Për momentin nëna e foshnja ndodhen në një strukturë mbrojtjeje në Itali.

Artikulli paraprakDallimi i gjinisë së fëmijës, në bazë të njohurive popullore
Artikulli i rradhës Mirë se vini në Spitalin e papastër të Gjakovës (FOTO)

Ju sugjerojmë

Moti për nesër

27/05/2023 Lajme

Spitali i Mitrovicës Veriore: Disa qytetarë erdhën me lëndime të lehta, asnjë s’u hospitalizua

26/05/2023 Lajme

Ministri Vitia në takim me kryetarin Rama, temë diskutimi avancimet e shërbimeve shëndetësore në kryeqytet

26/05/2023 Lajme

Gjinekologu Balili: Meshkujt që pinë alkool krijojnë hormone femërore me shumicë

26/05/2023 Lajme

Roli i inteligjencës artificiale në mjekësi sipas inxhinierit biomjekësor Ermand Mertenika

26/05/2023 Lajme

Psikologu Musliu: 50 përqind e kosovarëve thonë se kanë çrregullime mendore

26/05/2023 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.