Departamenti i zjarrfikësve mirëpret gjashtë bebe nga shtatë muaj (Foto)

2017-03-27 në ora 18:34

Prindërit e tyre, është fjala për baballarët, janë ata të cilët shpëtuan jetën e qindra njerëzve me vite të tëra, por gjithmonë duke e rrezikuar të tyren, transmeton Gazeta Shneta.

Tom Brocket, bashkë me Cody Tisor, Seth Eberhard, Skyler Schwerin, Adam Welp, dhe Garrison, i uruan mirëseardhje bebeve në stacionin kryesor të zjarrfikësve, ku i njoftuan ata me ambientin ku baballarët e tyre kalojnë çdo ditë.

Ata kujtojnë edhe momentet kur pas ndonjë ngjarje, ktheheshin në shtëpi dhe përqafonin të vegjlit e tyre, duke menduar kështu se nuk do i shihnin më, pasi puna e tyre shpesh bëhej e rrezikshme për jetët e tyre.

Bebet janë tre vajza dhe tre djem, ndërkaq prindërit e tyre ëndërrojnë që edhe ata një ditë kur të rriten të zgjedhin profesionin e tyre, por sigurisht me dëshirë dhe pa ia privuar. /Gazeta Shneta/