Depresioni dhe ankthi i një nëne nga konceptimi deri në vitin e parë të jetës së foshnjës shoqërohet me rezultate negative të zhvillimit gjatë adoleshencës, sipas një studimi të botuar në JAMA Pediatrics.
Kjo mund të prekë shumë gra dhe rreth 15% deri në 23% e grave në të gjithë botën përjetojnë ankth gjatë shtatzanisë, ndërsa 15% kanë ankth pas lindjes, transmeton Gazeta Shneta.
Autorët e studimit aktual analizuan lidhjen e depresionit perinatal dhe ankthit me zhvillimin shoqëror-emocional, njohës, gjuhësor, lëvizor dhe adaptues të pasardhësve të tyre nga fsohnjëria deri në moshën 18 vjeç.
Ata gjithashtu shqyrtuan nëse koha e depresionit dhe ankthit, lloji të sëmundjes mendore dhe moshës së pasardhësve ndikuan në gjetjet e tyre.
Depresioni dhe ankthi në periudhën perinatale kishte lidhje të vogla me të moderuara me deficite në zhvillimin e sjelljes shoqërore-emocionale gjatë adoleshencës, të tilla si mungesë e sjelljeve prosociale dhe mosrregullimi emociona.
Se si shëndeti mendor i një nëne mund të ndikojë në zhvillimin e pasardhësve të saj mund të varet nga ajo që i ndodh foshnjës ndërsa është në bark dhe ndërveprimet pas lindjes.
Ankthi dhe depresioni gjatë shtatzanisë mund ta ekspozojnë fetusin në përqendrime të rritura të kortizolit të stresit, duke çuar në ndryshime në funksionin e trurit dhe duke zvogëluar rrjedhën e gjakut, oksigjenit dhe ushqyesve të tjerë.
Sipas studimit, një nënë e taksuar mendërisht mund të jetë më pak e aftë të përgjigjet shpejt dhe të ketë kujdes për vetën dhe foshnjën. /GazetaShneta/