Depresioni pas lindjes së fëmijës prek më shumë se 20% të nënave të reja në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Australi.
Ndër të tjera, depresioni ndikon në shëndetin e një gruaje, aftësinë e saj për t’u lidhur me foshnjën e saj dhe në të gjithë njësinë e familjes shkruan Bellybelly.au përcjell Gazeta Shneta.
Shëndeti mendor në përgjithësi është një temë jetike e shëndetit publik dhe shpesh herë është e vështirë të përcaktojmë shkaqet dhe trajtimet më të mira për depresionin.
Por është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të hulumtojmë mënyra për të ulur normat e depresionit.
Studiuesit në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko shikuan lidhjen midis ekspozimit në dritën e ditës gjatë tremujorit të fundit të shtatzënisë dhe rrezikun për zhvillimin e depresionit pas lindjes së fëmijës.
Hulumtimet kanë treguar një lidhje midis pjesës kur gratë marrin më pak dritës gjatë ditës dhe vitaminës D, duke rritur kështu rrezikun për depresion në përgjithësi.
Ekspozimi më i vogël ndaj dritës së diellit shoqërohet me një rrezik në rritje të depresionit.
Deri kohët e fundit, shqyrtimi i vitaminës D nuk ishte rutinë për gratë shtatzëna.
Sipas rezultateve të hulumtimit thuhet se gratë me rrezik më të lartë të depresionit (35%) kishin kaluar tremujorin e tyre të fundit gjatë sezonit me sasinë më të vogël të dritës.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.
Profesionistët e shëndetësisë mund të përdorin këtë hulumtim për të rekomanduar që gratë shtatzëna:
– Të marrin një suplement të vitaminës D;
– Kalimi më shumë kohë jashtë nën rrezet e diellit;
Për gratë shtatzëna, ky studim mund t’i ndihmojë ato të bëjnë zgjedhje të informuara në lidhje me stilin e jetës dhe suplementet. /Gazeta Shneta/