Depresioni i paslindjes është një përzierje e ndërlikuar e ndryshimeve fizike, emocionale dhe sjelljes që ndodhin në një grua pas lindjes.
Sipas një manuali të përdorur për diagnostifikimin e çrregullimeve mendore, depresioni paslindjes fillimin e tij e ka brenda katër javëve pas lindjes.
Diagnoza e depresionit të paslindjes bazohet jo vetëm në hendekun kohor në mes lindjes dhe fillimit, por edhe në ashpërsinë e depresionit, transmeton Gazeta Shneta.
Ndryshimet kimike si rezultat i depresionit të paslindjes përfshijnë rënie të shpejtë të nivelit të hormoneve pas lindjeve.
Lidhja konkrete në mes depresionit dhe paslindjes nuk është e qartë, megjithëse ajo çfarë dihet është se nivelet e estrogjenit dhe progesteronit – hormonet riprodhuese femërore – rriten dhjetë herë gjatë shtatzënisë. Pastaj, ato zvogëlohen ashpër pas lindjes.
Meqenëse në shumicën e rasteve depresioni i paslindjes shërohet me kalimin e kohës, ekzistojnë disa raste të veçanta tek gratë që sapo kanë lindur. Depresioni i patrajtueshëm i lindjes mund të jetë i rrezikshëm tek nënat dhe fëmijët e tyre.
Një nënë duhet të fillojë të kërkojë trajtim profesional kur:
- Simptomat vazhdojnë për më tepër se 2 javë
- Nëna nuk është në gjendje të rikthehet në gjendje normale
- Nëna nuk mund t’i përballojë situatat e përditshme
- Nëna mendon të lëndojë foshnjën ose veten e saj
- Nëna ndjehet jashtëzakonisht e shqetësuar, e frikësuar dhe e panikuar gjatë tërë ditës
Ndryshe, të premten një nënë një muaj pasi i dha jetë fëmijës së saj, i dha fund jetës duke kërcyer nga kati i katërt i Klinikës së Gjinekologjisë. Ende nuk dihen arsyet e vetëvrasjes dhe nëse një gjë e tillë ndodhi si shkak i depresionit të paslindjes./Gazeta Shneta/