Depresioni pas lindjes, ja si e përjetojnë nënat

2017-04-15 në ora 09:09

Ardhja në jetë e një fëmije e ndryshon humorin e gruas, dhe kjo si pasojë e rënies së nivelit të hormoneve, por edhe si pasojë e nevojës për t’ju përshtatur ritmeve të reja, nevojave të fëmijës, pagjumësisë, lodhjes etj.

Rreth 80% e grave përjetojnë simptomat e të ashtuquajturave baby-blues, të cilat janë forma më e lehtë e depresionit pas lindjes, shkruan pernenat.

Problemi nuk duhet parë tek shfaqja e simptomave të depresionit më shumë se tek fakti që gruaja e ka të vështirë të njohë dhe pranojë se po kalon baby-blues, për të përmendur edhe vështirësinë që ajo ka në lidhje me ndihmën që duhet të kërkojë, e cila është tepër e rëndësishme!

Duke qënë se nënat kanë nevojë të njihen sa më shumë me gjthcka që ka lidhje me botën e depresionit post-partum, PERNENAT mundohet t’i japë në çdo rast rëndësinë e duhur, duke e trajtuar shpesh në artikuj të ndryshëm informues si temë.

Jo pa qëllim ne kemi zgjedhur të trajtojmë këtë temë në diskutimin e javës “KOHA TË BISEDOJMË”, ku nënat kanë qënë të lira të shprehin eksperiencën e tyre, kjo për ta bërë një nënë tjetër të kuptojë që nuk është e vetme në këtë shqetësim, si edhe për të shprehur pak nga vetja në formë lehtësimi.

Ja se çfarë kanë shprehur nënat në komente

Për disa nëna nuk kanë dijeni në lidhje me simptomat që shfaq depresioni post partum, nuk e njohin atë dhe nuk kanë asnjë ndihmë në jetën e përditshme.

Edhe pse nuk kam asnjë ndihmë, prapë po perpiqem t’i kaloj vetë vështirësite e përditshmërisë. Është thjesht periudhë kalimtare, më vonë të merr malli për kohën kur fëmija yt ishte bebe.

Përsa i takon depresionit, skam kërkuar shumë informacion dhe ne thelb nuk e di cilat janë simptomat.

Një nënë shprehet se e ka kaluar një formë të këtij problemi, dhe se mendon që është e rëndësishme ndihma e familjarëve, por edhe e pamjes së jashtme.

Po unë kam kaluar shumë keq, vetëm qaja se di pse, pa arsye…por kalon. Unë e kalova brenda 1 muaji. Bëra 1 ndryshim në look, preva dhe lyeva flokët, vërtet mu largua, pastaj duke patur edhe ndihmën e bashkëshortit dhe mamasë time ishte edhe më e lehtë. Do t’ i këshilloja nënat e reja që të mos qëndrojnë vetëm, por të bëjnë ndryshim, sic unë

bëra dhe të dalin mos të qëndrojnë të mbyllura.