Deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Uka, ka kritikuar qeverinë aktuale për menaxhimin e pandemisë.
Uka është shprehur i shqetësuar me mos-zhurmën e qeverisë aktuale për rastet e shumta dhe përhapjen e madhe të COVID-19 në vend, shkruan Gazeta Shneta.
“Kosova është në mesin e tre vendeve me numrin më të madh të të infektuarve në Evropë. Jo vetëm për shkak të numrit të të prekurve me COVID-19 dhe vdekjeve, por edhe shkaku i testimeve. Ministri ka premtuar testime masive, por ai nuk po teston as aq sa ka testuar ministri Vitia. Ky i fundit ka testuar deri në kontaktin e katërt, çka s’po ndodh tani. Sot kemi shumë më pak testime dhe shumë më shumë të infektuar me COVID-19 si pasojë e këtij keqmenaxhimi dhe kësaj hapje të pakontrolluar”, u shpreh Uka.
“Njerëzit po presin për disa ditë me radhë për t’u testuar dhe disa ditë për të marrë rezultatin. Ne nuk jemi histerikë, kjo është e vërteta e madhe”, shtoi tutje deputeti i VV’së. /Gazeta Shneta/