Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, iu ka bërë thirrje mjekëve të mos lejojnë imponime në garën për kryetar të Odës së Mjekëve të Kosovës.
Deputetja e cila e mban edhe pozitën e kryetarës së Komisionit për Shëndetësi, ka thënë se OMK është organ shumë i rëndësishëm andaj duhet të ketë transparencë në zgjedhjet e reja, shkruan Gazeta Shneta.
“Mos e neglizhoni këtë proces dhe mos lejoni kolegë të nderuar, imponime nga kushdo qoftë, por në një garë që duhet të jetë e barabartë, garoni apo propozoni kolegë kredibilë, si përfaqësues tanë për të gjitha pozitat në Odën e Mjekëve të Kosovës”, ka shkruar ajo.
Reagimi i plotë:
Ashtu siç jemi informuar, në dhjetor Oda e Mjekëve të Kosovës, do të mbajë zgjedhjet për legjislaturën e tretë.
Oda e Mjekëve është organ shumë i rëndësishëm, me vendimmarrje të gjerë e që prek drejtpërdrejt të gjithë mjekët.
Kërkohet gjithëpërfshirje dhe transparencë e plotë e procesit zgjedhor.
Mos e neglizhoni këtë proces dhe mos lejoni kolegë të nderuar, imponime nga kushdo qoftë, por në një garë që duhet të jetë e barabartë, garoni apo propozoni kolegë kredibilë, si përfaqësues tanë për të gjitha pozitat në Odën e Mjekëve të Kosovës.