Mamitë shpeshherë u rekomandojnë nënave sapo të lind foshnja t’iu vihet kapelja.
Përdërisa janë në barkun e nënës, foshnja në ambient të ngrohtë, ashtu që kur të lindin, mund të kenë shumë ftohtë. Për këtë arsye, mamitë preferojnë që ti vëni kapele sapo foshnja të lind, transmeton portali Femra.
Megjithatë, ajo nuk ka nevojë që ta mbajë kapelën gjatë gjithë kohës, vetëm në rastet kur është ftohtë apo kur klimatizuesi është lëshuar.
Nëse djersitet dhe lëvizë e pakënaqur, më mirë ia heqni. Nëse qetësohet foshnja do të thotë se e ka pasur tepër nxehtë.
Gjithsesi, nuk ekziston ndonjë moshë e caktuar për largimin e kapelës nga koka, pasi që të ftohtit njeriu e ndjen tërë jetën.