Jeta e gruas është e përbërë nga dy faza, puberteti dhe menopauza. Puberteti përkon me ardhjen e menstruacioneve të para, pra rreth moshës 12 vjeçare, periudhë në të cilën gruaja është e aftë të riprodhojë. Menopauza përkon me largimin e ciklit menstrual dhe humbjen e funksionit të vezoreve.
Menopauza dhe shtatzënia
Sipas Organizatës botërore të shëndetësisë, gruaja konsiderohet se ka kaluar në menopauzë vetëm pas një mungese të ciklit me mbi 12 muaj. Kjo periudhë shoqërohet me ndryshime hormonale dhe metabolike, probleme në humorin e gruas, probleme me gjumin dhe memorien, irritim, probleme urinare etj. Në këtë fazë reduktohen nivelet e estrogjenit dhe vezoret nuk funksionojnë më. Në këtë periudhë nuk mund të arrihet një shtatzëni.
Po në pre-menopauzë?
Kjo periudhë do të shoqërohet nga cikli jo i rregullt por gruaja mund të ngelet shtatzënë. Duhet të keni parasysh se edhe pse do të keni shpesh marrëdhënie të pambrojtura do ta keni tepër të vështirë të arrini një shtatzëni.
Një shtatzëni në moshën 45-50 vjeçare është e mundur nëse gruaja nuk ka arritur në menopauzë. Sigurisht që një shtatzëni në këtë moshë duhet të jetë më tepër nën kontroll pasi sjell një sërë rreziqesh si për nënën dhe fëmijën.