Qumështi është pjesë e një diete të shëndetëshme për fëmijët.Ai është burim i shkëlqyeshëm i proteinave, yndyrave, kaliumit, vitaminës D dhe kalciumit.
Megjithatë, është e rëndësishme të siguroheni se fëmija juaj po konsumon sasi të mjaftueshme të qumështit shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Që nga lindja e deri në vitin e parë, qumështi i gjirit ose formula është e preferueshme, pasi përmban ekuilibrin ideal të yndyrës dhe lëndëve ushqyese për të cilat ka nevojë fëmija juaj.
Sidoqotë, sasia dhe lloji i qumështit që fëmija konsumon ndryshon nga mosha.
Mosha 1-vjeçare
The Dietary Guidelines for Americans nuk rekomandon qumëshin e lopës për të zëvendësuar qumëshin e gjirit apo formulën për bebet nën moshën 12-muajshe.Kjo për faktin se qumështi i lopës ofron përfitime të konsiderueshme pas kësaj moshe.
Në mënyrë që bebi juaj të pranoj qumështin e lopës, ju mund të kombinoni qumështin e gjirit apo formulën me qumështin e lopës derisa fëmija të përshtatet me shijen.
Së fundmi, The American Academy of Family Physicians (AAFP) rekomandon që fëmijët mbi moshën 12 muajshe t’u ofrohet kryesisht ujë dhe qumësht, opsionet tjera të qumështit duhet të shmangen.
Mosha 2-vjeçare
Mes 24 dhe 36 muajsh, fëmijët tuaj duhet të konsumojnë qumësht me pak yndyrë apo pa yndyrë dhe të pinë 2 deri në 2.5 gota qumësht në ditë.
Sipas udhëzimeve, rekomandohet që në moshën 2-vjeçare të ulet konsumimi i qumështit te fëmijët, në mënyrë që fëmija juaj të konsumojë ushqime të shëndetshme.
AAFP rekomandon që, nëse fëmija juaj konsumon një dietë të shëndetshme, zhvillohet në formën e duhur, atëherë është e lejueshme konsumimi i sasisë së rekomanduar të qumështit./GazetaShneta/