Flasim pak për higjienën intime? Me siguri nuk kalon më shumë se 1 ditë pa parë një reklamë të re që flet për nevojat e dëshpëruara që ka vagina për të qëndruar akull e pastër!
Në fakt, ajo çfarë do vërtetë vagina jote, është ta lësh të qetë! Ajo pastrohet vetë!
Për shëndetin tuaj vaginal si brenda dhe jashtë nuk ka shumë për të bërë. E dëmtoni më shumë duke përdorur larësa apo gjëra të tjera si këto. Bakteret mblidhet të gjitha aty!
Avull gjatë dushit?!! Përfundimisht JO!
Është një larje e panevojshme dhe shumë e dëmshme. Mitra juaj nuk ka nevojë të pastrohet. Gjithsesi, mund (dhe duhet) ta pastroni vulvën tuaj, por a mos po e bëni gabim?
Ju duhet vetëm ujë i rrjedhësh. Kaq! Mos mendoni për sapun apo ndonjë produkt tjetër. Ujë i rrjedhshëm dhe ajo do të duket si trëndafil.
Nuk është e nevojshme një larje e përditshme!
Ajo zonë është shumë intime. Si çdo pjesë tjetër e trupit sa më shumë ta lani aq më shumë i hiqni vajërat natyralë për të cilat trupi ka nevojë. Pra nëse mendoni të shkumoheni pas seksit apo palestrës,mos e bëni më shumë se 1 herë në ditë.
Jo shampo trupi apo larës aty poshtë! Kurrë!
Do të keni djegie, kruarje dhe një infeksion të mundshëm. Mendoni çdo produkt të higjenës vaginale si cigare në vaginën tuaj!
Dhe në fund, mos harroni që asnjë lloj larjeje që i bëni asaj s’do ta bëjë të shkëlqej, apo të rrijë e pastër për kohë të gjatë. /anabel