Dermatologia shqiptare për nishanet: Melanoma është vdekjeprurëse

2019-05-09 në ora 14:19

Nëse keni nishane ose lezion në lëkuren tuaj duhet ti kontrolloni sa më shpesh  nëse pësojnë ndryshime. Kjo është simptoma e parë që duhet t’ju drejtojë menjëherë tek mjeku dermatolog, pasi  kanceri i lëkurës po rritet shpejt  në popullatë  dhe tanimë nuk prek vetëm moshat e treta por edhe moshat e reja.

Vetëm gjatë vitit të kaluara janë trajtuar 25 raste me melanomë ne QSUT, ndërkohë që numri mund të jetë edhe me i madh pasi shumë pacientë i drejtohen edhe spitaleve private.

“25 është një shifër e konsiderueshme dhe duhet të bëjmë kujdes”, tha dermatologia Monika Fida.

Përveç se mund ta kemi të  trashëguar kancerin e lëkurës  ka dhe shumë faktorë të jashtëm, që e shkaktojnë. Solarët që përdoren nga të rinjtë për një ngjyrë të bukur të lëkurës më parë se të filloje plazhi mund të jetë një shkak për melanome , apo siç njihet ndryshe kanceri i cekurës. Ndaj mjekët dermatologe kërkojnë e mbrojtje të lëkurës  para se të ekspozoheni në  diell.

Ndonëse është vdekjeprurëse, melanoma nëse  diagnostikohet në kohë  atëherë trajtohet dhe pacienti nuk rikson jetën.

Rastet kur duhet të tregoni kujdes: Formë asimetrike; Ndryshime në ngjyrë & përmasa; Diametër më të madh se 6mm; Gjakosje ose kruajtje; Histori familjare me Melanomë.