Një dermatolog ka zbuluar tetë mënyra për të mbrojtur lëkurën tuaj nga ditët e ftohta dhe me dëborë.
Derisa shumë prej vendeve të botës, përfshij edhe vendin tonë, po përballen me mot të ftohtë dhe me ngrica ku temperaturat janë në minus, ruajtja e shëndetit është kthyer në diçka primare.
Sidomos, fytyra që skuqet menjëherë pasi të dalim në të ftohtë, kjo mund të jetë e ngjashme me probleme të lëkurës sikur që është eczema apo psoriasis.
Në një seksion për NetDoktor, Dr.Shergill rekomandon njerëzit:
Mbani fytyrën tuaj sa më të lagësht, kjo ndikon në parandalimin e plasaritjeve dhe infektimit të mundshëm, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Jini të kujdesshëm ndaj rrobave që vishni, materiale të tilla si: lesh i qengjit mund të irritojë lëkurën.
Shmangni sa më shumë locione të ndryshme që kanë alkool apo sapun, pasi që mund të shkaktojnë irritim të lëkurës.
Vishni një shall, kapele apo dorezaa derisa jeni jashtë. Gjithashtu, ndërroni veshjet e lagështa në diçka të thatë sa më shpejtë që është e mundur.
Shmangni banjot e gjata, lahuni me ujë të nxehtë dhe sa më shkurt, si dhe qëndroni në gatishmëri lëkurës suaj me peshqir, pas larjes për të parandaluar dëmtimin e lëkurës./Gazeta Shneta/