Jeta është e shkurtër, dhe siç e dini, çdonjëri prej nesh ka nevojë që të përdorë kohën në maksimum. Kur e kuptojmë se momentet e fundit të jetës kanë ardhur, kemi nevojë patjetër që t’i shprehim ndjenjat tona. Kjo ndodh në momentet kur e kuptojmë se jeta është një dhuratë.
Në moshën gjashtë vjeçare, kjo vajzë u diagnostifikua me kancer të trurit, por ajo shkruajti duzina letrash të vogla dhe bëri vizatime për prindërit e saj, duke i fshehur ato në të gjithë shtëpinë, për t’i rregulluar, transmeton lajmi.net
Ndoshta për të përmbushur dëshirën e tij të fundit, një anëtar i familjes kishte blerë një shishe birrë për gjyshin e tij, i cili shumë shpejt ndërroi jetë.
Dëshira e fundit e këtij njeriu ishte të gjente përgjithmonë një shtëpi për qenin e tij. Para se ai të vdiste, fatmirësisht, qeni u adoptua nga një familje e kujdesshme.
Kjo grua ruajti vallëzimin e fundit për burrin e saj dhe jetën bashkëshortore. Natën para se të vdiste, kjo grua vallëzoi me burrin e saj si lamtumirë të fundit dhe një shenjë dashurie për të.
Një pacient me kancer ishte në gjendje t’i thotë lamtumirë kafshëve në kopshtin zoologjik. Për dëshirën e tij të fundit, Mario ishte i punësuar në kopsht zoologjik, dhe kërkoi që të vizitojë kafshët për herë të fundit. Kjo ishte një puthje lamtumire ndaj një gjirafe.
Në një ceremoni prekëse, kjo vajzë e re u bë nusja që gjithmonë kishte ëndërruar, duke u martuar me shokun e saj më të mirë.
Para se të ndërronte jetë, kjo pesë vjeçare u bë nuse. Ajo u martua me shokun më të mirë, në një ceremoni me unaza të Mickey Mouse. /Lajmi.net/