Përveç ushqimeve të duhura, për të pasur bark të sheshtë (nuk po themi muskuloz) e të shëndetshëm (pra, të pastër) është shumë e rëndësishme edhe ta vësh në lëvizje zonën abdominale.
Koha kur do të heqim rrobat e dimrit do të vij shumë shpejt, por nuk është vetëm kjo arsyeja pse duhet të bësh disa ushtrime, në këtë rast poza yoge, për të shfryrë barkun. Janë disa pozicione vërtet të dobishme që do të çlirojnë gjithë trupin nga dhimbje të ndryshme muskulare, por që, mbi te gjitha, do të sheshojnë barkun.
Duhet të nisni praktikën me 20 sekonda për secilin prej tyre dhe, me kalimin e kohës, të bëni nga 3 seanca me 20 sekonda. Po ju rendisim të gjitha fotografitë në mënyrë që ta keni më të thjeshtë! /LIVING/