Gjithnjë e më shumë femra në botë përdorin pastën e dhëmbëve kur dëshirojnë të verifikojnë se a janë shtatzëna.
Megjithatë, ekspertët tërheqin vërejtjen që kjo metodë nuk është edhe aq e sigurt.
Femra zakonisht dyshon në shtatzëni kur i mungojnë menstruacionet. Atëherë është e mundshme të bëhet testi i shtatzënisë nga urina dhe gjaku, të cilat janë më të sigurta dhe japin më shumë informacione.
E gjitha që ju është e nevojshme është pak pastë dhëmbësh, të cilën me siguri çdo shtëpi e ka, transmeton Telegrafi.
Më së miri do të jetë që pasta të jetë e bardhë, sepse kimikatet të cilat përdoren për ngjyrë dhe shije, mund të zvogëlojnë saktësinë e rezultatit.
Përzini një sasi të vogël urine me pastën e dhëmbëve në një gotë plastike. Testi jep rezultate më të mira nëse e bëni herët në mëngjes, me rastin e shkuarjes së parë në tualet.
Kjo ka të bëjë me faktin që urina e parë e mëngjesit ka më së shumti hormone të shtatzënisë (HCG).
Nëse jeni shtatzënë, përzierja do të ketë flluska dhe do të marrë ngjyrë të kaltër. Përshkrimin e hollësishëm të testit shikojeni në video.