Detajet se si vdiq nëna me foshnjën në Ferizaj (Video)

2017-05-25 në ora 09:05

Për nënën shtatzënë e cila vdiq në Ferizaj para dy ditësh së bashku me foshnjën, ka folur shefi i Gjinekologjisë në Ferizaj, Bajram Syla.

Ai ka thënë se pacientja ka ardhur pa shenja jete në spital dhe ekipi kujdestar e ka ftuar menjëherë gjinekologun për të konstatuar gjendjen e foshnjës, raporton TV Liria, transmeton Gazeta Shneta.

Gjinekologu ka konstatuar me anë të ultrazërit se foshnja ende ka rrahje zemre, por gjatë operacionit bebja ka lindur e vdekur.

Syla thotë se një gjë e tillë mund t’i ndodhë secilit njeri, pavarësisht nëse femrat janë shtatzëne apo ajo.

Ai ka shtuar se arresti kardiak nuk ka ndodhur për shkak të shtatzënisë. /Gazeta Shneta/