“Nuk doja ta vrisja por isha shumë i acaruar me të”. Këto janë fjalët që ka thënë 63-vjeçari Bujar Kuçi i cili një ditë më parë vrau me thikë nipin e tij Mirsadin 33-vjeçar duke i lënë jetim dy fëmijët e mitur.
“Nuk e di se çfarë ka ndodhur sepse isha i alkoolizuar, di vetëm që kemi debatuar dhe s’mbaj mend nga rrëmuja që është bërë në kuzhinë”, ka deklaruar ai para hetuesve.
Ata nuk flisnin me njëri-tjetrit, ndërsa pre katër vitesh kishin konflikt me njëri-tjetrin për oborrin e përbashkët që lidhte dy shtëpitë e tyre.
Të shtunën pasdite ata u zunë me fjalë. Më pas 63-vjeçari nxori thikën dhe e qëlloi në zemër nipin dhe më pas në këmbë. Xhaxhai i kërkonte shpesh llogari nipit të tij pse e parkonte makinën në oborr.
Banesat e tyre ndodhen pranë Teatrit “Migjeni” në Shkodër, ndërsa sipas banorëve, në shtëpi në momentin e krimit të rëndë ndodhej edhe fëmija 7 vjeçar i viktimës.