Njëra nga ndryshimet gjatë rritjes së fëmijëve, është shfaqja e dhëmbëve të parë. Sado emocionuese të jetë, padyshim që është goxha sfilitëse për arsyen se gjatë këtij procesi të rëndësishëm, beba tejkalon shumë momente të pakëndëshme të shoqëruara me të qajtura për javë të tëra.
Në qoftë se i vëreni këto shenja paralajmëruese tek foshnja juaj, mos u shqetësoni nga ndryshimi i disponimit të tij/saj, sepse sapo ka filluar dalja e dhëmbit të parë.
Mishëra të tendosur
Zakonisht në fillim të këtij procesi, mishërat e dhëmbëve skuqen shumë, dhe shoqërohen me enjtje.
Ndryshim i disponimit
Bebja fillon të jetë e irrituar, dhe shfaq parehati gjatë ditës dhe natës.
Skuqje në lëkurë
Rreth zonës së dhëmbëve në pjesën e fytyrës edhe lëkura fillon të skuqet, për shembull faqet marrin ngjyrë të kuqe.
Rritja e nivelit të jargëve
Gjatë kësaj periudhe, bebja fillon të jargojë gjatë tërë kohës, më shumë sesa jeni mësuar ta shihni zakonisht. Jargët e bebes do të jenë prezente në rroba, shtrat, dysheme, etj.
Loja apo mbajtja e veshit me anë të duarve
Shumica e bebeve gjejnë mbështetje duke luajtur me veshin e tyre gjatë parehatisë që tejkalojnë gjatë daljes së dhëmbëve. Zakonisht, nëse dhëmbi fillon të shfaqet më shumë nga ana e djathtë e fytyrës, bebja fillon të luaj me veshin e djathtë.
Ushqimet e ngurta
Mos prisni që bebja të pranojë të ushqehet me këtë lloj ushqimi. Gjatë kësaj periudhe ato e kanë shumë të vështirë të përtypin çdo gjë të fortë, shkruan Gazeta Shneta.
Përpos këtyre, asnjëra nga shenjat që jeni paralajmëruar më parë nuk tregon për daljen e dhëmbit. Paralajmërime si shfaqja e temperaturës, në rast se kjo gjë ndodhë, nënkuptohet se keni të bëni me ndonjë sëmundje të lehtë apo virusale. Gjithashtu, as të vjellurat dhe jashtëqitja nuk hyjnë në listën e shenjave të daljes së dhëmbit. /Gazeta Shneta/