Dhimbja e kokës është një nga diagnozat më të shpeshta neurologjike. Ajo përbën 1-2% të të gjitha vizitave të urgjencës dhe 4 % të gjithë vizitave mjekësore.
Dhimbjet e kokës kronicizohen nëse neglizhohen dhe merret mjekim pa kriter. Në disa raste neglizhimi është akoma më i rëndë kur pas dhimbjes së kokës fshihet ndonjë faktor dytësor ( përshembull, tumoret, aneurizmat).
Kur duhet të paraqiteni te mjeku
Është e nevojshme të paraqitet menjëherë tek mjeku në rast se dhimbja e kokës është:
- Shumë e fortë,
- E menjëhershme,
- Që nuk ka qenë më përpara e tillë
- Ndryshimi i karakteristikave të dhimbjes së mëparshme të kokës
- Që shfaqet në një të sëmurë të imunokompromentuar (përshembull SIDA)
- Që shfaqet në një të sëmurë që vuan nga një patologji tumorale
- Që shfaqet për herë të parë te një person mbi 50 vjeç
- Me shenja neurologjike shoqëruese (mpirje, dobësi, çrregullim i të folurit, asimetri faciale); Këtu futen edhe migrenat me aura që zgjasin mbi 60 minuta.
- Në femra që marrin kontraceptivë.
- Në kuadër të një sëmundje sistemike (për shembull infektive). /Gazeta Shëndeti/