Dhimbja e kokës, simptomë alarmante te pacientët e infektuar me covid-19

2020-11-26 në ora 16:24

Dhimbja e kokës është një nga simptomat e cila ka filluar të jetë prezente te pacientët e infektuar, por jo aq e zakonshme sa ethet, kollitja dhe gulçimi.

Covid-19 mund të shkaktojë një sërë simptomash, duke filluar nga më të lehtat e deri në pneumoni shkruan Express.co.uk, transmeton GazetaShneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Deri më sot është raportuar se dhimbja e kokës është shfaqur në fillim, duke vazhduar tutje me ethe dhe kollitje.

Studiuesit kanë filluar të trajtojnë këtë çështje sesa është e zakonshme te pacientët e infektuar dhe sipas tyre kjo mund të ndodh rreth 11 deri në 34 përqind të rasteve.

Dhimbja e kokës dhe lodhja janë ndër simptomat e paraqitura te pacientët e infektuar me covid-19.Në rast se shoqërohet me ndonjë simptomë tjetër si ethe dhe kollë, kontaktoni mjekun më të afërt./GazetaShneta/