Të gjithë supozojmë se meqenëse puna fizike në ditët e përditshme të jetës sonë po zvogëlohet, atëherë edhe problemet me shpinën do të jenë më të pakta.
Por, e vërteta është se numri i pacientëve që vuajn nga dhimbja e shpinës dhe qafës është rritur jashtëzakonisht shumë gjatë viteve të fundit. Arsyeja prapa kësaj është qëndrimi në mënyrë të gabuar në një vend për orë të tëra.
Dhimbja e shpinës dhe qafës
Trajtimi modern i dhimbjes së shpinës, në 85% të rasteve nuk e gjen arsyen dhe shkaktarin kryesor të kësaj gjendje. Përgjithësisht kjo trajtohet duke marrur doza të kalciumit dhe qetësues dhimbjesh për ta ndalur këtë të fundit.
Nëse jeni duke vuajtur nga kjo dhimbje për më shumë se një muaj, jeni ende në kohën e stazës që mund të mjekohet. Por, dhimbja që zgjatë për më shumë se një muaj, tashmë ka arritur nivelin kronik. Në këtë rast keni nevojë për zgjidhje të tjera.
Zvogëlojeni dhimbjen e shpinës në shtëpi:
Ekzistojnë mënyra të thjeshta dhe të ndryshme, të cilat mund t’i realizoni në shtëpi, për të qetësuar dhimbjen. Disa prej tyre, janë:
- Provoni akullin ose një termofor të nxehtë duke i vendosur në zonën ku ndjeni dhimbje
- Lëvizni dhe shtendosini muskujt duke ushtruar. Ushtrimi do të përmirësoj edhe qarkullimin e gjakut, dhe do të zvogëloj simptomet e dhimbjes
- Provoni masazhin e shpinës për të çliruar muskujt
- Ndryshojeni mënyrën e qëndrimit. Gjatë punës, ecjes, gjumit dhe pushimit mundohuni të mbani shpinën sa më drejtë.
- Provoni të bëni yoga dhe ushtrime fizike të rregullta për të forcuar eshtrat dhe shëndetin
- Gjëja më e rëndësishme e kësaj çështje është të mos e injoroni dhimbjen e shpinës. Praktikojini këto këshilla ose ndërroni qëndrimin sa më shpejt që të mundëni sapo të vëreni se dhimbja është prezente çdo ditë. /Gazeta Shneta/