Dhimbja e shpinës, diagnoza dhe trajtimi

2018-08-16 në ora 08:19

Puna në zyrë dhe qëndrimi ulur për shumë orë, mbajtja e peshave, apo dhe mugesa e aktivitetit fizik, janë disa nga arsyet që sjellin dhimbjen e mesit. Në të shumtën e rasteve dhimbjet e shpinës, mund të parandalohen dhe të mbahen nën kontroll nëse trupi është në gjendje të mirë (kur bëhet stërvitje). Është vertetuar se qëndrimi në karrike, në një pozicion jo të drejtë ndikon në mënyrë direkte për dhimbjet e mesit. “Të gjithë njerëzit kur janë në punë përpiqen të gjejnë pozicjonin ku ndjehen rehat për momentin, pa menduar për dhimbjet e mesit që mund të vijnë më vonë.

Blerton Hulaj, Fizoterapeut i Diplomuar 

Kushte të tjera që shkaktojnë dhimbjen e mesi mund të jenë: stenoza spinale, artriti (osteoartriti), infeksionet spinale (osteomyelitis), tumoret spinale dhe frakturat vertebrale. Kjo dhimbje mund të varijojë nga e lehtë në të rëndë. Ajo mund të jetë për afatshkurtër ose afatgjatë. Gjithashtu dhimbjet e shpines mund të shkaktojnë vështirësi për ti kryer aktivitetet e përditshme ditore.

Boshti kurrizor është I përbërë nga disa kocka të vogla, të quajtura rruaza, të cilat janë të vendosura me rradhë njëra pas tjetrës. Muskujt, ligamentet, nervat, dhe disqet intervertebrale janë pjesë plotësuese e BK.

Vertebrat

Boshti kurrizor (columna vertebralis) paraqet një formin kockor rezistent dhe i përkulshëm e përbërë nga një bashkësi vertebrash (rruazash), përgjithësisht 32 ose 34, dhe shtrihet nga baza e kafkës deri tek bishti. Që ka funksion static dhe dinamik, përgjegjësi e të cilit janë bartja e kokës, mbështetja e trupit dhe lëvizja e trungut dhe mbrojtja e palcës kurrizore.

Boshti kurrizorë formohet nga 5 segmente:

7 Vertebra të qafës e përbëjnë qafën, këto unaza trupin e kanë më të vogël për dallim prej unazave të tjera dhe në zgjatimet anësore kanë nga një vrimë për kalimin e arteries vertebrale. Unaza e parë dhe e dytë dallohet për nga forma, e para quhet atlas dhe e fikson kokën ndërsa e dyta quhet axis dhe shërben për lëvizje.

2 Vertebra të brinjëve të cilat janë të lidhura me 12 çiftet e brinjëve dhe së bashku formojn kafazin e krahërorit, në trupin e tyre dallohen disa copëza për artikulim me brinjët, gjithashtu në zgjatimet anësore kanë sipërfaqe për nyjëzim me brinjët.

5 Vertebra të belit të vendosura ne pjesën e poshtme, janë më të mëdha prej unazava tjera dhe mbajnë peshë më të madhe.

5 Vertebra ijore janë vetëm te fëmijët kurse te njerëzit e rritur ato janë të ngjitura.

Ashti-unazat kërbishtore përbëhet prej 4-5 eshtrave të hollë te fëmijët kurse te të rriturit është vetëm një asht.

Shtylla kurrizore mbron palcën kurrizore dhe merr pjesë në pjesën më të madhe të lëvizjeve të trupit.

E parë nga anash, shtylla kurrizore paraqet disa lakesa, të quajtura lakesa fiziologjike: Lordoza cervikale, kifoza torakale dhe lordoza lumbare. Prandaj çregullimi I këtyre lakesave mund të na dërgojë në këto probleme:

Hiper-Lordozë Cervikale

Skoliozë (shtrëmbërim i shtyllës kurrizore);

Hiper-Kifozë Thorakale (gungë);

Hiper-Lordozë e mesit;

Kifozë gungë e kërbishtit

Palca e kurrizit dhe Nervat

Palca e kurrizit dhe nervat  kalojnë përmes kanalit kurrizorë dhe mbartin impulse nëpërmjet trurit në muskuj. Nervat dalin nga palca e kurrizit përmes hapjeve përkatëse në rruaza.

Muskujt dhe Ligamentet

Këto ofrojnë mbështetje dhe stabilitet për shpinën dhe pjesën e sipërme të trupit. Ligamentet e forta lidhin rruazat për të ndihmuar mbajtjen e shtyllës kurrizore në pozitë të drejtë.

Disqet intervertebrale

Boshti kurrizor është I lëvizshëm dhe resistent fal disqeve intervertebrale që ndajnë një rruazë nga tjetra. Disqet intervertebrale funksionojnë si amortizator të vërtetë duke lejuar kështu bartjen dhe shprendarjen e peshës dhe zvogëlimin përplasjeve gjatë aktiviteteve ditore. Disqet intervertebrale shërbejnë për më tepër për të lehtësuar lëvizjen. Disqet përbëhen nga dy komponente:

Anulus Fibrosus

Kjo është strukturë jashtme e diskut është si unazë fleksibile e forte dhe e ashpër. Ajo e ndihmon lidhjen e rruazave.

Nucleus pulposus

Kjo është e butë si-pelte, dhe është qendra e annulus fibrosus Ajo i jep diskut aftësitë e amortizimit të peshës (shock-absorbing capabilities).

Dhembja e shpines është e ndryshme nga një person në tjetër. Dhimbja mund të ketë një fillimin të ngadaltë apo të vijë papritur. Dhimbja mund të jetë me ndërprerje pra të shfaqet here pas here ose e vazhdueshme. Në shumicën e rasteve, dhimbja e mesit zgjidhet vetë brenda disa javësh.

Faktorët e rrezikut:

Ngritja e peshave të rënda, pa një pozicion të duhur të shpinës apo mesit. Pra nëse kryeni një punë të vazhdueshme në një pozicion të keq për belin dhe të mbingarkuarit e kësaj zone (sforcimi).

Lëvizjet e shpejta të mesit në rotacion ose përkulje të shpejtë / lëvizje te extensionit (drejtimit) të shpinës.

Aktivitetet sportive të tepërta dhe të bëra pa përgatitje adekuate fizike.

Stili I një jetese sedentare pa aktivitet fizik apo aktivitete sportive gjithashtu rritsin rrezikun për zhvillimin e problemeve të shpinës.

Mbipesha. Të jesh mbipeshë mund të rrezikohesh nga stresi, pastaj pasha e madhe ushtron presion më të madh në disqet intervertebrale me që rast mund të shkaktohet hernia diskale e cila pastaj varësishtë nga niveli I problemit shkakton edhe dhembje dhe mpirje e simprome të ngjashme.

Qëndrimi ulur për periudha të gjata kohe, mund të vendosë në presion shpinën.

Pirja e duhanit. Besohet se pirja e duhanit zvogëlon furnizimin në oksigjen të disqeve dhe shkakton degjenerimin më të shpejtë.

Mosha e shtyer është më e rrezikuar nga problemet me boshtin kurrizor.

Gjinia, sipas predispozitave gjenetike meshkujt janë më të rrezikuar se femrat

Faktorët gjenetik po ashtu mund të kenë ndikim në shfaqjen e problemeve.

Shkaqet: Mund të jenë nga më të ndryshmet por disa nga më kryesoret janë:

Ngritja e Peshave pa mbështetje të duhur,

Mosha ( në përgjithësi problemet e shpinës janë të prirura të fillojnë pas moshës 30 vjeqare kur edhe fillon mplakja e trupit të njeriut),

Mbiaktiviteti (Over-activity). Një nga shkaqet më të zakonshme të dhembjeve të mesit është dhembja muskulare nga mbi-aktivitetet. Muskujt dhe fibrat ligamentare mund të mbitendosen ose të lëndohen. P.sh kjo vjen pas një loje futbolli apo diçka tjetër në fillim të sezonit, ose kur punojmë shumë. Prandaj të gjithë jemi të njohur me këtë “ngurtësim” dhe dhembje të fund-shpinës si dhe zonave të tjera të trupit, që zakonisht kalon brenda disa ditësh.

PROBLEMET E DISQEVE

Te disa njerëz dhimbjet e mesis që nuk kalojnë brenda disa ditësh. Kjo do të thotë se aty mund të ketë ndonjë lëndim në struktura kockore apo në disqet mesunazore. Problemt kryesore të diskut janë:

Çarja apo grisja e Diskut

Çarje të vogla në pjesën e jashtme të diskut (annulus), ndonjëherë ndodhë me plakjen. Disa njerëz me çarje të diskut mund të mos kenë asnjë dhimbje . Të tjerë mund të kenë dhimbje që zgjat për disa javë, muaj, ose edhe më të gjatë. Një numër i vogël i njerëzve mund të zhvillojë dhimbje të vazhdueshme që zgjat për vite dhe që është mjaft problematike.

Hernia diskale, çka është dhe pse ndodhë?

Një tjetër lloj i zakonshëm i lëndimeve diskale është ‘rrëshqitja e diskut’ që në gjuhën mjekësore quhet hernie diskale. Hernia diskale është një prej shkaktarëve të shpeshtë të dhembjeve të shpinës. Simptomat më të shpeshta të hernies diskale lumbale mund të jenë dhembja përgjatë këmbës si dhe humbje të ndjeshmërisë përgjatë këmbës, varësisht prej nivelit ku ka ndodhë hernia vjen deri te ndryshimi sensitiv i zonës nga nervi i komprimuar.

Po ashtu, ndrydhja e rrënjës nervore mund të shkaktoj rënie të forcës muskulore duke shkaktuar edhe dobësim të forcës muskulore të shputës dhe tërë këmbës.

Secila unazë është lidhur me njëra-tjetrën me diskun intervertebral. Disku intervertebral është një pllakë kërcore e cila anash ka ligamentet të cilat e mbajnë diskun mes unazave. Roli i diskut është t’i mundësoj boshtit kurrizor të njeriut lëvizje në gjitha drejtimet. Si pasojë lëvizjeve të ndryshme që bën njeriu gjatë punës dhe aktiviteteve të veta jetësore, vjen deri te lëndimi I diskut apo degjenerimi i diskut duke kaluar nga një masë e butë në një masë më të fortë. Po ashtu, si pasojë e këtyre degjenerimeve, por edhe e ndonjë ngritjeje peshe apo ndonjë lëndimi, shfaqet ‘rrëshqitja e diskut’ apo hernia diskale. Disku i hernizuar lëviz në drejtim të strukturave nervore përreth ku mund të bëj dëmtim direkt apo indirekt të elementeve nervore apo edhe palcës kurrizore. Shkalla e dëmtimit të shkaktuar nga disku varet nga niveli i unazës, por edhe nga drejtimi i daljes së diskut. Ky disk ndonjëherë shkon në drejtim anësor ku gjenden rrënjët nervore duke shkaktuar dhembje të fortë të mesit dhe këmbeve. Kur disku del në drejtim medial kah palca kurrizore, atëherë përveç dhembjeve, mund të shkaktoje edhe çrregullime të ndjeshmërisë dhe të sfinktereve. Në këtë rast pacienti ka pengesa në urinim dhe kjo quhet Sindroma e kaudes ekuine. Në këto raste indikacioni për intervenim kirurgjik është urgjent. Pra një disk rrëshqet kur qendra e saj si-pelte (bërthama) shtyn kundër unazës saj të jashtme (annulus). Nëse disku është grisur apo çarë shum ose lënduar , bërthama mund të dalë përgjatë gjithë rrugës . Kur disku del jashtë prolabon në drejtim të kanalit kurrizore, ajo vë në presion nervat e ndjeshmërisë kurrizore duke shkaktuar dhimbje. Sepse një disk i rrëshqitur apo I herniuar në mes të shpinës shpesh vë në presion rrënjët nervore që shkojnë në kofshë, kërcir dhe këmbë, dhimbje shpesh ndodh në vithe dhe përgjatë këmbës. Kjo është prekja e nervit Ischiadik apo Ischialiga. Një hernie diskale shpesh ndodh nga ngritja e peshave , shtyrja, tërheqja, përkuja apo lëvizjet gjarpëruese (Fig)

Degjenerimi i Diskut

Me moshën, disqet intevertebral fillojnë të dëmtohen dhe tkurren. Në disa raste, ata mund të shkatërrohen krejtësisht dhe të shkaktojnë fërkime në mes të nyjeve fascet, duke dhënë dhembje dhe ngurtësim, ky dëmtim në nyjet e facetave referohet si osteoarthritis.

Spondilolisteza Degjenerative

Është rrëshqitja e një vertebre mbi tjetrën. Ndryshimet nga plakja dhe dëmtimi që ndodhë si pasojë e tej-përdorimit e bëjnë të vështirë që nyjet dhe ligamentet të mbajnë shpinën në pozicionin e duhur. Rruazat lëvizin më shumë se sa duhet dhe një rruazë mund të rrëshqas përpara në raport me tjetren. Nëse rrëshqitja përparon shumë eshtrat mund të fillojnë të shtypin nervat që dalin nga palca kurrizore.

Stenoza Spinale

Stenoza spinale paraqet kanalin e ngushtuar intervertebral ku si pasojë palca kurrizore dhe nervat vendosen në prsion.

Skolioza

Është një situatë patologjike që përfshin një deviacion lateral dhe rrotullues të shtyllës kurrizore. Nganjëherë rrotullimi përcakton edhe një deformim të kafazit të kraharorit dhe të organeve që përmbahen në të (zemra, mushkëritë dhe diafragma). Skoliozat mund të klasifikohen në varësi të etiologjisë së tyre . E njohur si një nga sëmundjet më të rrezikshme të shtyllës kurrizore, Shkalla e lakimit mund të variojë nga më e lehta deri tek më e rënda dhe kurba mund të jetë në formën e një C-je ose S-je. Zonat më të zakonshme janë zona e gjoksit (skolioza e kraharorit) dhe pjesa e poshtme e pasme (skolioza e mesit).

Ndikimet e skoliozës zakonisht kufizohen në pamjen e pasme të fëmijëve, pa simptoma të tjera. Mundësitë më të shumta të shkaktimit të simptomave janë tek të rriturit, ku paraqiten me dhimbje prapa shpinës, si pasojë e ngjeshjes së nervave në atë zonë. Ndahen në:

Skolioza Idiopatike dhe

Skolioza Strukturale

SIMPTOMAT E DHEMBJEVE TE SHPINES

Dhimbja e shpines ndryshon. Ajo mund të jetë e mprehtë ose shpuese. Ajo po ashtu mund të ndihet edhe si ngërq. Tek shumica e njerëzve mbështetja ose shtrirja përmirësojë dhimbjet e shpines, pa marrë parasysh shkakun themelor. Njerëzit me dhimbje shpine mund të përjetojnë disa nga këto simptome:

Dhembja duket se kalon nga vithet, kofsha dhe këmba, gjer në shputën e këmbës. Ndonjëherë dhimbja shkon deri në gju dhe faktori që e shkakton këtë nuk kuptohet lehtë.

Dhembja e shpinës mund të përkeqsohet me përkuljen apo ngritjen e peshave.

Të ulurit për një kohë të gjatë mund të përkeqësojë dhimbjen.

Qëndrimi në këmbë dhe ecja mund të përkeqësojë dhembjen.

Ischialgia (apo nervi ischiadik) është e zakonshme tek hernitë diskale. Kjo përfshinë vithet dhe dhimbjen në këmbë, dhe madje, mpirje apo ndjesi shpimi gjilpërash dobësi që shkon deri te këmbët (shputat). Është e mundur që të ketë dhimbje të nervit ischiadik, pa dhimbje mesi.

Pavarësisht nga mosha apo simptomat, në qoftë se dhimbja e mesit nuk përmisohet brenda disa javësh, apo është e lidhur me ethe, të dridhura, ose humbje të papritur peshe, ju duhet të telefononi mjekun tuaj.

TESTET DHE DIAGNOZA

Historia mjekësore dhe ekzaminimi fizik

Pas diskutimit të simptomave dhe historisë mjekësore, mjeku do të ekzaminojë shpinën. Kjo do të përfshijë inspeksionin e shpinës dhe palpacionin-prekjen për të zbuluar zonat e dhimbshme. Mjeku mund t’iu kërkojë të përkuleni përpara, pas anash- në krah për të parë kufizim të lëvizjeve apo dhimbje. Mjeku mund të vlersojë funksionin e nervave në këmbë. Kjo përfshin kontrollin e reflekseve në gjunjë dhe në kycin e këmbës, si edhe testimi i forcës dhe ndjeshmërisë. Ky ekzaminim mund të nxjerri në pah prekjen serioze të nervave.

Testet Imazherike

Teste të tjera të cilat mund të ndihmojnë mjekun për të konfirmuar diagnozën përfshijnë:

Radiografia. Edhe pse ato vizualizojnë vetëm kockat, radiografia mund të ndihmojë në përcaktimin nëse keni shkaqet të dukshme të dhimbjeve të mesit. Ajo do të tregojë për eshtra të thyera-fraktura, ndryshimet e plakjes, kthesa-kurbat, apo deformime. Radiografia nuk tregon për disqet, muskujt, ose nervat.

Rezonanca Magnetike Imazherike (MRI). Ky ekzaminim mund të krijojë imazhe më të mira të indeve të buta, të tilla si muskujt, nervat, dhe disqet intervertebrale. Kushte të tilla si një hernia diskale apo edhe infeksionet janë më të dukshme në një MRI scan.

TRAJTIMI:

Në përgjithësi, trajtimi i dhembjes së mesit bëhet me njërën prej tri kategorive: Medikamente, Fizioterapi dhe Kirurgji, apo edhe me kombinimin e të trijave.

Trajtimi Jo-kirurgjikal

Faza Akute (fillestare)

Në fazën akute krahas terapisë medikamentoze duhet aplikuar edhe terapinë fizikale për të rritur efektin analgjetik. Aplikohen elektroterapitë me veprim analgjetik p.sh:

Pushim, Zakonisht 1-2 ditë pushim apo regjim shtrati do të qetësojë dhimbjet e forta të mesit. Bëni pushime të herëpashershme gjatë gjithë ditës, por shmangni uljen për periudha të gjata kohore apo qëndrimin në shtrat për një kohë të gjatë.

Bëni të gjitha lëvizjet ngadalë dhe me kontroll dhe rrisni gradualisht aktivitetin fizik sipas shkallës që tolerohet

Ndryshimi i aktiviteteteve të përditshme në mënyrë që të shmangen lëvizjet që mund të shkaktojnë dhimbje të mëtejshme, veçanërisht përkuja përpara dhe ngritja e peshave, pra rekomandohet evitimi i sforcimeve, mbajtjes dhe ngritjes së peshave, apo dhe qëndrimi i gjatë në këmbë. Për disa ditë duhet të shmangen aktivitete të ndryshme sportive, përveç notit, i cili në mjaft raste ndihmon në trajtimin e problemit.

Aplikimi i krioterapisë ne formë të kompresave të ftofta apo edhe forma të tjera

Zgjatja e  muskujve të pjesës së poshtme të kurrizit dhe të atyre të pelvisit e cila pasohet nga vendosja e akullit apo të ngrohtave varet me cilën e ndjeni veten më mirë.

Faza Kronike

Përfshinë fokusimin e fizioterapisë dhe medikamenteve, dhembja e shpines mund të japi kufizim të aktiviteteve ditore të përditshme. Medikamentet dhe trajtimi fizioterapeutik të kombinuara bashkë në shumicen e rasteve  lehtësojnë dhimbjet dhe bëhet një tajtim i duhur për problemin që keni.

Fizioterapia mund të përfshijnë modalitetet pasive të tilla si ngrohje, akull, ultrazëri, masazhë, dhe stimulim elektrik. Terapia aktive përbëhet nga ushtrimet e zgjatjes, forcimimit dhe manipulimit te unazave per nje korigjim te tyre, po ashtu edhe ushtrimet kardiovaskulare mund te jene te perfshira ne program. Ushtrimet e shpines për të rivendosur lëvizjen dhe forcën mund të jetë shumë e dobishme në lehtësimin e dhimbjes. Poashtu si procedure tjeter fizioterapeurike mund të përdoret edhe traksioni, I cili bën lirimin e rrënjëve nervore të komprimuara. Noti poashtu luan rolin e një traksioni natyral duke ndihmuar që pjesa e rrëshqitur (prolabuar) të mund të shkojë në vend. Tjera programe të bazuara në ushtrime, të tilla si Pilates ose Yoga janë të dobishme për disa pacientë.

Njëra nga paisjet e traksionit

Medikamentet

Disa medikamente mund të përdoren për të ndihmuar lehtësimin e dhimbjeve.

Aspirina ose Acetaminopheni mund të lehtësojnë dhimbjet, me efekte anësore të pakta.

Anti-inflamatorët josteroid si ibuprofen, voltaren dhe naproxeni mund të zvogëlojnë dhimbjen dhe ënjtjen.

Muskulorelaksantet

Medikamentet narkotike të tilla si codeine apo morfina mund të ndihmojnë dhimbjen. (preferohet konsultimi me mjekun para perdorimit)

Injeksionet epidurale me steroide injektohen në shpinë për të zvogëluar inflamacionin lokal.

Trajtimi kirurgjikal

Kirurgjia mund të jetë e dobishme në ato raste kur sëmundja është e një stadi të rëndë dhe dhimbjet që ndjen pacienti janë të padurueshme, pasi qetësuesit dhe metodat e tjera trajtuese nuk kanë dhënë efektet e duhura. Kirurgjia në përgjithësi këshillohet që të kryhet në rastet kur pacienti ndjen dhimbje të forta në këmbë, kur ka dobësi muskulare, probleme të fshikëzës së urinës apo humbje të kontrollit të zorrëve.

Këshilla:

-Vendi ynë ka fatin që të ketë disa vende me banja termale, të cilat janë këshilla kryesore për çdo të moshuar apo person tjetër që ka dhimbje me mesi.

-Pas punës këshillohet qëndrimi në një ambjent të ngrohtë dhe të shtriheni në krevat për të paktën një orë, në mënyrë që muskujt të qetësohen.

-Palestra, vrapi apo ushtrimet e tjera që mbajnë trupin në formë. Gjithashtu këshillohet noti dhe tenisi, si dy mënyrat më efikase.

-Duhet të shmanget ngritjen e peshave të rënda.

-Duhet të shmanget qëndrimi për një kohë të gjatë ulur apo për një kohë të gjatë në këmbë pa lëvizur. Shtylla kurrizore ka nevojë të lëviz.

-Për dhimbjet e vazhdueshme, studimet këshillojnë, që ti drejtoheni mjekut dhe jo mjekimeve popullore, pasi nuk janë efektive.

Referencat:

http://www.spine-health.com/

http://www.spine-health.com/conditions/herniated-disc/whats-a-herniated-disc-pinched-nerve-bulging-disc

Kineziologjia Klinike me Kineziometri II

Kineziologjia Klinike me Kineziometri I

Anatomia

Therapeutic Exercise/Book