Ndoshta ju mund të fajësoni mitrën tuaj në rritje dhe ndryshimet hormonale për dhimbjen tuaj të shpinës gjatë shtatzënisë.
Me zgjerimin e mitrës ajo ndryshon duke shtrirë muskujt e barkut dhe duke ndikuar në sjelljet tuaja, derisa vëreni një tendosje në shpinë, transmeton Gazeta Shneta.
Gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje prapa në qoftë se shtypet në nerva. Plus kësaj edhe pesha juaj trupore rritet prandaj i duhet mjaft punë muskujve për të bërë punën e tyre.
Po ashtu ndryshimet hormonale në shtatzëni liron nyjet tuaja dhe relaksoni ligamentet që lidhin eshtrat tuaja të legenit në shpinë.
Kjo mund t’iu bëjë të ndiheni më pak të qëndrueshëm dhe të shkaktojë dhimbje kur ecni, qëndroni, uluni për periudha të gjata, rrokulliseni në shtrat, përkuleni apo ngritni ndonjë gjë.
Por mos harroni ju nuk jeni vetëm, më shumë se dy të tretat e grave shtatzëna përjetojnë dhimbje në shpinë.
Ju mund të vëreni këtë dhimbje në shtatzëninë e hershme, por zakonisht dhimbja shfaqet në muajt e fundit të shtatzënisë./Gazeta Shneta/