Kanceri i zorrës fillon në zorrën e trashë ose në rektum.Ndërkohë që, qelizat anormale ndahen dhe rriten në mënyrë të pakontrolluar, shenjat e sëmundjes fillojnë të manifestohen.
Ky lloj i kancerit është i zakonshëm në Britani, ku rreth 42,300 njerëz diagnostifikohen çdo vit shkruan Express.co.uk, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Nga kjo sëmundje janë të ndjeshëm si burrat, ashtu edhe gratë, dhe trajtimi i hershëm është i nevojshëm.
Cancer Research UK vuri në dukje simptomat e kancerit të zorrëve, andaj kushtoni vëmendje nëse vuani nga dhimbja e barkut, pasi kjo e fundit është një nga shenjat e mundshme të sëmundjes.
Përpos kësaj, shenjat tjera janë:
-Lodhje e pashpjegueshme,
-Humbje në peshë,
-Frymëmarrje jo të mirë.
Sipas Cancer Research UK, në qoftë se përballeni me simptoma të tilla, kontakoni mjekun tuaj./GazetaShneta/