Endometroza është një gjendje shëndetësore që prek 10% të grave në të gjithë botën, me prevalence prej 50% të grave që vuajnë nga infertiliteti.
Kjo gjendje ndodh kur endometrium-i (pjesa e brendshme e mitrës) rritet jashtë mitrës në zona siç janë tubat fallopian, vezore apo përgjatë legenit, transmeton Gazeta Shneta.
Ajo çfarë shkakton endometrozën është e panjohur, por një teori thotë se reaksionare janë menstruacionet
“Kjo ndodh kur procesi i menstruacionet shkon në drejtim të praptë”, thotë eksperti i fertilitetit Dr. Kim Clungston.
Një nga simptomat më të zakonshme të endometrozës është dhimbja në zonat mes ijëve dhe pjesës së sipërme të këmbëve
Ndërkaq, simptomat e tjera përfshijnë: gjakderdhje të madhe, dhimbje në pjesën e poshtme të barkut, në legen dhe dhimbjet gjatë dhe pas seksit.
Sipas “New England Journal of Medicine”, endometroza është një nga tre shkaktarët kryesorë që shkakton infertilitet tek gruaja, në rast se nuk mjekohet në kohë./Gazeta Shneta/