Shtatzënia dhe procesi i lindjes mund të jenë ndër gjërat më të mahnitshme të jetës, mirëpo kuptohet pjesa që përfshijnë performancën kulmore fizike dhe emocionale të nënës.
Është e natyrshme të ndjeni dhimbje pas lindjes që mund të vien qoftë nga një plagë e prerjes cezariane ose edhe nga vet ngërçet e shkaktuara si pasojë e muskujve të barkut ose kontraktimit të mitrës pas lindjes shkruan Bellybelly.au përcjell Gazeta Shneta.
Këtu janë disa këshilla se si mund të menaxhoni me dhimbjet pas lindjes:
Shumica e ofruesve të kujdesit shëndetësorë rekomandojnë që nënat e reja të marrin ibuprofen, në rast të ngërçesh të mëdha pas lindjes.
Mirëpo nëse preferoni të shmangni marrjen e ilaçeve, mund të provoni disa nga këto udhëzime të thjeshta të mëposhtme:
– Mundohuni të zbrazni fshikëzën tuaj shpesh. Fshikëza e plotë urinare ndërhyn në kontraktimin e mitrës.
– Vendosni një pako të ngrohtë mbi barkun tuaj.
– Masazhoni butësisht barkun tuaj në pjesën e poshtme.
– Merrni frymë ngadalë dhe thellë përmes ngërçeve.
Dhimbjet pas lindjes janë zakonisht më të forta në tre ditët e para, që do të thotë që ju mund të përfitoni plotësisht nga pushimi.
Merrni mbështetjen e partnerit tuaj, familjes, miqve ose një kujdestare për t’u siguruar që të merrni pjesën tjetër të pushimit që ju nevojitet në ditët pas lindjes.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.
Tri ditë është koha perfekte e kohës për tu rikuperuar që nga lindja dhe për të kaluar kohën duke u lidhur me foshnjën tuaj.
Qumështi juaj do të vijë në afërsi të tre ditëve të para dhe ju mund të ndjeni një lëkundje emocionale rreth kësaj kohe, pasi hormonet ndryshojnë përsëri.
Nëse keni nxituar të qëndroni përsëri në këmbë, duke u përpjekur të merreni me këto ndryshime si dhe keni ngërçet e dhimbshme, jepini vetes leje për të pushuar dhe lëreni mitrën tuaj të bëjë punën e mrekullueshme për t’ju mbrojtur nga gjakderdhja pas lindjes. /Gazeta Shneta/