Shumica e grave përjetojnë dhimbje të barkut gjatë ciklit menstrual. Disa më pak, e për disa të tjera dhimbjet janë të padurueshme.
Por këto dhimbje mund të jenë një tregues se çfarë sikleti do të ndjeni në momentin e lindjes, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
“Në fazën fillestare të lindjes dhimbjet janë pothuajse të njëjta sikurse me ato të ciklit, por ato përkeqësohen derisa fëmija të lind”, ka deklaruar Dr. Dasha Fielder, një mjek i specializuar në shëndetin e grave në Asutrali.
Arsyeja pse këto dhimbje janë të njëjta, është se të dyja shkaktohen nga hapja e qafës së mitrës.
Sikurse te lindja e fëmijës, edhe menstruacionet gjithashtu përfshijnë kontraktime. /Gazeta Shneta/