Dhimbjet pas lindjes shkaktohen nga kontraktimet e mitrës, e cila kthehet në madhësinë e saj të mëparshme, përpara se të përshtatej për të mundësuar daljen e foshnjës nga mitra.
Dhimbjet zakonisht janë më të lehta pas lindjes së parë, por bëhen gjithnjë e më të forta pas çdo lindjeje.
Kjo ndodh për shkak se nënat për shkak se kontraktimi pas lindjes së parë bëhet me ndërprerje, duke i zgjatur ende më shumë dhimbjet pas lindjeve të para
Në ditën e parë dhe të dytë pas lindjes, dhimbjet do të jetë më të forta, ndërsa në ditën e tretë ka gjasa të qetësohen.
Megjithatë, ka raste kur rikthimi i mitrës në gjendjen normale mund të zgjasë gjashtë javë ose më shumë.
Ushqyerja me gji mund t’i bëjë dhimbjet më intensive, sepse qumështi shkakton lirimin e hormonit të oksitozinës, gjë që sjell kontraktime.
Por, duhet parë edhe anën pozitive të ushqyerjes, ngase rikthimi i mitrës në përmasat normale zvogëlon rrezikun e anemisë pas lindjes pas humbjes së gjakut.
E dhimbjet mund të lehtësohen edhe nëpërmjet urinimit të shpeshtë, madje edhe atëherë kur nuk e ndjeni nevojën për largimin e urinës nga trupi./pernenat.al/