Të vjellat, dhimbjet e shpinës, të barkut e të gjirit janë shqetësime të zakonshme në shtatzani. Po aq të zakonshme janë edhe dhimbjet e këmbëve, sidomos gjatë tremujorit të fundit.
Rritja e nivelit të hormoneve bën që trupi të ketë më shumë lëngje gjatë shtatzanisë, të cilat shkaktojnë enjtje në zonën e këmbëve. Trupi ka nevojë për këtë lëng shtesë për të furnizuar fëmijën me lëndë ushqyese dhe oksigjen.
Gjithashtu enët e gjakut janë më të ngushta në kyçet e këmbës, prandaj dhe trupi ka vështiresi në menaxhimin e këtyre lëngjeve, gjë që shkakton enjtje dhe dhimbje.
Disa mënyra për të lehtësuar dhimbjet e këmbëve
- Ngrini këmbët sa më shpesh që mundeni.
- Kjo ndihmon qarkullimin e gjakut, duke e kthyer në zemër e mushkëri.
- Flini në anë, jo në shpinë.
- Ky pozicion lehtëson presionin mbi vena.
- Konsumoni shumë lëngje.
- Dehidratimi përkeqëson enjtjen dhe dhimbjet.
- Mbani nën kontroll peshën.
- Rritja e tepërt e peshës përkeqëson enjtjen dhe mund të çojë në probleme të tjera.
Këshilla për zgjedhjen e këpucëve
- Blijini këpucët në mbrëmje, sepse këmbët fryhen më shumë.
- Sigurohuni që këpucët të përshtaten para se të largoheni nga dyqani. Mos mendoni se do të hapen më vonë.
- Shmangni këpucët me majë.
- Ndërroni shpesh takat nëse i përdorni, sepse takat e pabalancuara ju dëmtojnë. /Gazeta Shneta/.