Një burrë 67-vjeçar nga Drenasi ka goditur gruan e tij me çekan në fytyrë gjatë ditës së djeshme.
Policia ka bërë të ditur se pas një mosmarrëveshje burri ka goditur gruan me çekan duke i shkaktuar lëndime trupore, shkruan Gazeta Shneta.
I njëjti është arrestuar nga Policia, derisa gruaja po trajtohet në QKUK.
Një ngjarje tjetër me dhunë familjare ka ndodhur në Fushë Kosovë. Vjehrri ka rrahur bashkëshorten e djalit të tij. Edhe në këtë rast Policia ka dërguar në mbajtje të dyshuarin e komuniteti Ashkali. /Gazeta Shneta/