Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndodhur një rast i rëndë dhunë familjare në Prishtinë. Sipas policisë një vajzë ka sulmuar nënën e saj duke i shkaktuar edhe lëndime
“Prishtinë 20.10.2017-00:30. Është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën e saj.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në raportin ditor./gazetaexpress/