Të gjithë janë në rrezik të infektohen nga koronairusi, por të moshuarit dhe ata me kushte ekzistuese mjekësore si diabeti ka më shumë të ngjarë të sëmuren rëndë.
Cili është rreziku i infeksionit nëse keni diabet?
Shumica e njerëzve me diabet, të cilët nuk kanë kushte të tjera shëndetësore, nuk kanë më shumë gjasa të kapin koronavirusin sesa njerëzit e tjerë, transmeton Gazeta Shneta.
Por, ata jnë në rrezik më të madh për të patur simptoma më të rënda dhe për të zhvilluar komplikime nga virusi, kështu që është e rëndësishme të tregoheni më të kujdesshëm për të ndjekur këshillat se si të mbroheni.
Të gjithë me diabet, përfshirë ata me tip 1 dhe tip 2 dhe gestacional janë në rrezik të zhvillojnë një sëmundje të rëndë nëse infektohen nga koronavirusi. Por, mënyra se si ndikon tek ju mund të ndryshojë nga personi në person.
Koronavirusi gjithashtu mund të bëjë më të vështirë për njerëzit me diabet që ata të mbajnë nivelin e sheqerit në gjak të qëndrueshëm.
Trupi juaj përpiqet të luftojë sëmundjen duke lëshuar glukozë të ruajtur në rrjedhën tuaj të gjakut për t’ju dhënë energji. Por, trupi juaj nuk mund të prodhojë insulinë për të përballuar këtë, kështuqë sheqernat në gjak rriten.
Trupi juaj punon jashtë orarit për të luftuar sëmundjen, duke e bërë më të vështirë menaxhimin e diabetit tuaj. Kjo do të thotë që ju jeni më shumë të rrezikuar të keni nivele serioze të sheqerit në gjak dhe ulje si dhe probleme afatgjata me sytë, këmbët dhe zona të tjera në trupin tuaj.
Njerëzit me diabet të cilët infektohen na koronavirusi duhet të ekstraktohen me kujdes në mbajtjen e nivelit të glukozës në gjak dhe të ndjekin udhëzimet.
Kjo përfshin kontrolimin e niveleve të glukozës në gjak më shpesh. /GazetaShneta/