Foshnjat, nënat e të cilave kishin diabet gjatë shtatzanisë mund të rrezikojnë më shumë të shfaqin sëmundje kardiovaskulare deri në moshën e rritur, tregon një studim i fundit.
Kur nënat kishin diabet gjatë shtatzanisë, pasardhësit e tyre kishin 29% më shumë gjasa të zhvillonin sëmundje kardiovaskulare, trasmeton Gazeta Shneta.
“Parandalimi, kontrollimi dhe trajtimi i diabetit tek gratë në moshën e lindjes mund të jetë i rëndësishëm jo vetëm për përmirësimin e shëndetit të grave por edhe për zvogëlimin e rreziqeve afatgjata të sëmundjeve kardiovaskulare në pasardhësit e tyre”, tha drejtuesi i studimit në Danimarkë.
“Ne gjithashtu duhet të monitorojmë rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare në pasardhësit e nënave diabetike dhe të hetojmë ndërhyrjet e mundshme gjatë jetës që mund të zvogëlojnë shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare”, tha ai.
Fëmijët e ekspozua në mitër ndaj diabetit të nënës gjithashtu kishin më shumë të ngjarë të kishin prindër me histori të sëmundjes kardiovaskulare dhe të kishin norma më të larta të mbipeshës, presion të lartë të gjakut, kolesterol të lartë, sëmundje kronike të veshkave dhe diabet. /GazetaShneta/