Kur jeni shtatzënë mund të shqetësoheni se kur nuk ndiheni mirë mund të ndikoj në shtatzëni ose tek fëmija juaj.
Disa gra shqetësohen për diarre dhe kapsllëk, nga frika se mund të shkaktoj një abort shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.
Ballafaqimi me diarre
Ka shumë shkaqe të zakonshme të diarresë gjatë shtatzënisë dhe rrallë është diçka për t’u shqetësuar. Zakonisht, diarreja do të zvogëlohet vetë brenda një ose dy ditë.
Nëse nuk ndodh dhe ju keni simptoma të tjera, diarreja mund të jetë një shenjë e infeksionit. Edhe pse nuk shkakton abort, diarreja mund të ndikoj në shtatzëni.
Nëse keni diarre, qëndrimi i hidratuar është jetik. Merrni mjaft lëngje, por më shumë ujë.
Mos merrni asnjë ilaç pa recetë për diarre pa pyetur mjekun ose maminë tuaj./GazetaShneta/