Diellza lindi vajzën Modelja e njohur kosovare, Diellza Kolgeci u bë nënë për herë të parë.
Ajo dhe basketbollisti Fisik Rugova u bënë prindër të një vajze, shkruan rtv21.tv Lajmin e bëri të ditur mikja e Diellzës, Afërdita Paçarada përmes një postimi.
“Këmbët e vogla bëjnë hapat më të mëdhenj në zemrat tona. Mirë se vjen bukuroshe në botën tonë”, shkroi mikja e Diellzës në facebook.
Lajmin për shtatzëninë Diellza e kishte konfirmuar në dhjetor të 2018-së.
Diellza Kolgeci përveç se është e njohur si modele atë e kemi parë edhe në rolin e prezentueses, por edhe si këngëtare kur këndonte “S’jam më syri yt” dhe në filmin “Bjeshkët e nemuna”.
Përveç këtyre, Diellza për vitin e katërt me radhë organizoi evenimentin tashmë tradicional, “Ballo shqiptaren”, së bashku me Afërdita Paçaradën.