Përderisa ishte shtatzënë me djalin e saj, Ciara, këngëtarja e njohur me famë botërore, shtoi 20 kilogramë. Kolegji Amerikan për Obstetrikë dhe Gjinekologji rekomandon se mesatarja e peshës që duhet një grua shtatzënë të shtojë është 10-15 kilogramë.
Por, pas lindjes së djalit, këngëtarja ka rikthyer trupin e saj në formë të shkëlqyer – duke humbur afro 20 kilogram.
Kohët e fundit, ajo ka ndarë teknikat për humbjen e peshës në një revistë:
“Unë kam tre truqe rreth teknikave të dietës sime. Së pari, i jap vetës pushim. Kur jam në një regjim të rreptë diete, në njëfarë mënyrë unë konsumoj patate të skuqura, një hamburger me djathë dhe ndonjëherë pica. Të mos harroj akulloren prej vaniljeje!
Gjithashtu besoj se pirja e disa tonelatave me ujë është më se e nevojshme për sistemin tuaj si dhe është kruciale për stërvitje.
Me të vërtetë më ka ndihmuar uji për të hequr peshën. Rregullisht i them vetes se uji është medicina ime dhe se për të qëndruar në formë duhet pirë shumë litra në ditë. Më në fund kam arritur një mantra
”Ushqimi nuk shkon askund, vazhdon të qëndrojë aty ku është”.
Ndonjëherë kur përpiqem të konsumoj diçka kalorike apo jo të shëndetshme, ndalem dhe mendohem për një minutë: Pse duhet të konsumoj këto gjëra jo të mira? Ky lloj i ushqimit vazhdon të qëndrojë aty ku është, mund ta konsumoj edhe më vonë.
Ashtu si shumica e njerëzve që kanë humbur peshë të madhe, Ciara frekuenton shumë edhe ushtrimet: sapo mjeku i saj i dha dritën jeshile, ajo filloi rutinën e stërvitjeve duke punuar dy-tri herë në ditë, duke ushtruar orë të gjata, me ushtrime të kombinuara me boks të bazuara në qarqe plyometrike kardio, me trajnerin e saj Gunnar Peterson, plus edhe dy sesione më tepër më vonë gjatë ditës.
”Ishte një program shumë intenziv, dhe unë kam qenë shumë e fokusuar në të”, thekson ajo për revistën ‘Shape’./femra.net/