A mundet një dietë që ju lejon të pini verë të ju ndihmojë të largoni kilogramë në periudhën e gjatë kohore?
Mariah Carey nuk mban dietë nëse ajo nuk mund të pi një gotë verë në mbrëmje. Rosie Huntington – Whitely thotë se ajo s’mund të pres t’i inkorporojë ëmbëlsirat në dietë pas problemit të fundit shëndetësor. Por a mund të humbin peshë dhe prapë të shijojmë pijet e ushqimet që ne i duam?
Siç duket kjo dita e mashtrimit mund të ju ndihmojë të humbni peshë – e kjo do të thotë se ju nuk duhet të sakrifikoni disa nga ushqimet tuaja të preferuara, transmeton Gazeta Shneta.
Universiteti i Sidneit ka zbuluar në një hulumtim se të pushoni disa ditë nga dieta do të ketë të mira afatgjata. Kjo sepse kur provoni të humbni peshë është më e qëndrueshme kur bëni sakrifica të vogla gjatë një periudhe të gjatë kohore.
Hulumtuesit Nick Fuller ka shpjeguar se nëse ju e matni peshën çdo ditë dhe pastaj e përgatisni sasinë e ushqimit sipas nevojës, ju do të zbuloni se sa është baza e peshës së trupit tuaj. Kështuqë nëse rastësisht i shtoni 2 apo 3 kilogramë përnjëherë, ju e dini se cila ushqime e kanë shkaktuar ketë dhe jeni të vetëdijshëm se cilin ushqim duhet ta largoni nga konsumi ditor.
Një studim nga Universiteti i Shtetit të Washingtonit ka treguar se kur pini verë ju e ndihmoni trupin tuaj të largojë disa kilogramë. Rregulla kryesore? Mos e teproni me më shumë se dy gota në ditë dhe një në mbrëmjë. Qoni dorën lartë nëse kjo tingëllon si shprehi e juaja?
Pra, si funksionin ky trik? Duke u bazuar në studimin është zbuluar se vera përmban resveratrol, një polifenol që e kthen “dhjamin e bardhë” në “dhjamë bezh”, gjë që e lehtëson djegien e tij.
Hulumtuesi dhe profesori Min Du shpjegon më tëj:
“Polifenolet në fruta, duke e përshirë edhe resveratrolin, e rrisin ekspresionin e gjeneve që ngrisin oksidimin e dhjamit dietik në atë mënyrë që trupi nuk do të jetë i tejngopur. Duke e kthye dhjamin e bardhë në dhjam bezh, lipidet digjen në formë të nxehtësisë dhe e ndihmojnë trupin në balancim dhe preventim të obezitetit dhe mosfunksionit metabolik.”
Edhe pse profesori Min Du rekomandon ushqyerjen me fruta në vend të verës për këtë proces, gjithçka e moderuar nuk do t’iu bëjë keq. /Gazeta Shneta/