Dietologët këshillojnë: Ja cili është mishi që rekomandohet nëse do të biesh nga pesha

2017-05-01 në ora 10:01

Rënia në peshë varet nga cilësia e ushqimeve dhe dieta që ndjek. Nëse po i heq nga sytë të skuqurat dhe hamburgerat e ndryshëm, mos prit të kesh rezultate me rënien në peshë.

Po kështu, edhe nëse ke një aktivitet të rregullt fizik, nuk duhet ta përdorësh si justifikim për të ngrënë gjithë ka që dëshiron gjatë gjithë kohës.

Dieta e rregullt dhe cilësore është çelësi për të pasur një trup të shëndetshëm.

Ku mund ta gjesh mishin e pastruar nga yndyra apo nga kaloritë?

Mishi pa yndyrë është një burim i mirë proteinash dhe me pak kalori. Mishi i pulës, por në përgjithësi filetot, janë mishra me përmbajtje relativisht të ulët yndyre. Edhe mishi i kuq, si bërxollat e derrit, pas tharjes së yndyrës, mund të konsiderohen si mish i lehtë.

Edhe tonet janë konsideruar si një variant i mirë për të humbur peshë, sipas nutricionistes Kris Gunnars.

Ajo thotë se tonet kanë përmbajtje të lartë vitaminash dhe acide yndyrore Omega-3, një yndyrë e shëndetshme që ndihmon në uljen e kolesterolit në arteriet dhe enët e gjakut.