Në orët e pasdites në njërën nga dhomat e Klinikës Obstetrike Gjinekologjike është djegur një pajisje intra-tavolinë.
Në momentin kur aparatura është përfshirë nga flakët në repart kanë qenë katër nëna së bashku me foshnjat e tyre, derisa në dhomën ku ka ndodhur djegia e pajisjes nuk ka pasur asnjë nënë apo foshnje.
Në reagimin e tij drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci i tha Expressit se nuk ka ndonjë të lënduar dhe se djegia e pajisjes erdhi si pasojë e energiisë elektrike.
“Fatmirësisht nuk kemi ndonjë të lënduar. Nënat me foshnje janë bartur nga reparti dhe gjendja e tyre ëahtë e mirë. Për momentin është ndalë energjia elektrike në atë repart”, ka thënë Gojnovci.
Aparatura e djegur shërbente për ndërrimin e foshnjeve dhe balancimin e temperaturave tupore në orët e para të lindjes.
Ky repart ka evakuuar nënat dhe foshnjat, duke i dërguar në një repart të sigurt. Nuk raportohet për ndonjë të lënduar.
Intra-tavolina ishte e vetmja apraturë e këtij lloji që e posedonte klinika Gjinekologjike-obsertrike.
“Menjëhere nga stafi jemi larguar nga klinika bashkë me foshnjet tona. Kemi pas frikë po trajtimi dhe reagimi i motrave ka qenë i menjëhershëm”, tha njëra nga pcientet që gjendej në tepart.
Edhe Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës ka konfirmuar për Express se nga ky incident nuk është lënduar askush./Express/