Ekspertët nga vende të ndryshme të botës janë duke paralajmëruar për një shpërthim të dytë, edhe më të rëndë sesa bota u përball gjatë pranverës me pandeminë Covid-19.
Shumica e vendeve evropiane janë duke shtuar kapacitetet për të menaxhuar më mirë dhe me më pak pasoja pandeminë, si dhe për të shmangur një mbyllje të dytë për shkak të ekonomisë dhe të drejtave të njeriut, transmeton Gazeta Shneta.
Vendet si Franca, Britania e Madhe dhe Spanja po përballen më shifra rekorde të koronavirusit. Vetëm në 24 orët e fundit në gjithë Evropën janë shënuar mbi 123 mijë raste të reja. Sipas ekspertëve, këto shifra janë rezultat i relaksimit të njerëzve dhe autoriteteve në mos respektimin e masave dhe rekomandimeve.
Vendet që janë përgatitur më së miri për shpërthimin e dytë janë Gjermania dhe Koreja e Jugut. Këto dy vende përkundër se kanë pasur kapacitete të mëdha, ato i kanë shtuar edhe më tutje. Gjermania ka testuar të gjithë qytetarët e saj që janë kthyer nga pushimet, duke minimizuar importimin e rasteve të reja.
Eskpertët kanë bërë thirrje për shtimin e kapaciteteve për të përballuar shpërthimin e dytë. Rritja e numrit të testeve, kapaciteteve gjurmuese si dhe izolimi i rasteve të reja, janë një nga faktorët kyç për të parandaluar përhapjen e virusit. /Gazeta Shneta/