Llojet e caktuara të antibiotikëve gjatë shtatzanisë së hershme mund të çojnë në një rrezik të abortit, sipas një studimi të ri.
Studimi i botuar në Journal of Canadian Medical Association, zbuloi se lloje të caktuara të antibiotikëve si makrolidet, kinolonet, tetraciklinat, sufonamidet dhe metronidazoli çuan në një rritje prej 60% në dyfish të rrezikut të abortit, transmeton Gazeta Shneta.
Studimi nuk gjeti një lidhje midis antibiotikëve të tjerë të përdorur zakonisht si Penicilina, Eritromicina ose Nitrofurantoina, e cila shpesh përdoret për të trajtuar infeksionet e traktit urinat në gratë shtatzëna.
Sipas studimeve, gratë që ishin më të moshuara kishin më shumë gjasa të abortonin dhe sipas studiuesve është shumë e rëndësishme të dihet se çfarë antibiotikë përdoren gjatë kësaj periudhe. /GazetaShneta/